top of page
About

Qendra Didaktike  Irisoft u liçensua pas testimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në tetor të vitit 2000 me urdhër Nr. 305 datë, 05.10.2000.Me punë të përkushtuar dhe profesionale, ajo  është zgjeruar dhe  në tetor 2009 ka një filial të saj të dytë në qytetin e Elbasanit.
Aktiviteti i saj bazohet në trajnime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të gjerë programesh kompjuterike,  në të gjitha gjuhët e huaja të kërkuara nga  tregu vendas si dhe  gjuhën shqipe për të huajt. 
Gjithashtu qendra ka zgjeruar gamën e shërbimeve të saj me trajnime profesionale para dhe pasuniversitare si dhe në ofrimin e trajnimeve të stafit të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore, në të gjitha sektorët ku kanë nevojë. 
Prej kohësh qendra bashkëpunon me një staf  të zgjeruar mësuesish dhe padagogësh të kualifikuar.  Stafi pedagogjik i programeve kompjuterike i atyre të gjuhëve të huaja dhe i trajnimeve pasuniversitare, kanë arsimin përkatës të lartë,  tituj dhe grada shkencore, trajnuar dhe çertifikuar  brenda dhe jashtë vendit.risoft mbështet qendra simotra në shumë rrethe të vendit, si në Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Krujë, Lushnje, Rrëshen, Lezhë, Laç, Mamurras, Tepelenë, etj. 
Në vitin 2006 Irisoft ka trajnuar sektorin e Satistikës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në programin statistikor SPSS, Page Maker dhe Internet.endra Irisoft ka trajnuar pa pagesë që nga fillimi i vitit 2000 e në vazhdim stafe mësuesish të shkollave 9 – vjeçare të qytetit të Tiranës si p.sh. shkollën Dora D’Istria, Avni Rustemi, Emin Duraku, Vasil Shanto,  Konferenca e Pezës, Misto Mame dhe së fundmi stafin pedagogjik të shkollës profesionale Karl Gega
Ndër të tjera ka trajnuar dhe një sërë mësuesish të informatikës dhe të lëndëve të tjera të shkollave të qarkut të Tiranës, ku një pjesë e tyre kanë përzgjedhur librat e informatikës të qendrës tonë, duke përmendur këtu shkollën 9 vjeçatre Bërxull. Laknas, Ndroq, etj... 
Në vitin 2009 Irisoft ka trainuar në paketën Office Profesional,  organizatën Crative Associate International CAII, organizatë që merret me luftën kundër trafikimit të qënjeve njerëzore.

​

ME NE SIGURONI TE ARDHMEN !

NE NJE AMBJENT TE KENDSHEM!
Community
Spaces

Njihuni me trajnimet e qendres tone:

Keto jane disa nga botimet tona:

Heading 1

NA KONTAKTONI:

ADRESA: RRUGA "Him Kolli, V.23/1

TEL: 00355 2242107   CEL:069525262506940970400682097040  |  info@irisoft.al

Të gjitha të drejtat rezervuar © 2017 Irisoft

Membership
Contact
bottom of page